![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
Mat, Klosi: Ulza Eco Park, model i destinacionit te ri turistik
Gjatë një deklarate për shtyp, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, njoftoi se ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Matit në 5- vjetori e shpalljes së Liqenit të Ulzës, Park Natyror.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Matit në 5-vjetorin e shpalljes së Liqenit të Ulzës, Park Natyror. Ministri Klosi tha se kjo festë tradicionale, historia dhe bukuria natyrore janë vlera, të cilat nuk mund të mbeten kurrsesi të fshehura, po duhet të jenë motive për të shndërruar zonën në destinacion turistik. Një lundrim në liqenin e Ulzës është preludi i lançimit të projektit Ulza Eko Park. Në 5- vjetorin e shpalljes së Liqenit të Ulzës, Park Natyror, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, deputeti i qarkut Dibër, Ilir Beqaj, dhe ambasadorë të huaj në Shqipëri udhëtuan me skaf nëpër liqen nga Shkopeti në Ulëz. Në sheshin qendror të qytezës, në një atmosferë festive edhe në vigjilje të festës së Shën Markut, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për krijmin e Ulza Eko Park, modeli i parë i destinacionit ekoturistik.
Pasi uroi banorët për festën e Shën Markut, ministri Klosi tha se festa tradicionale, historia dhe bukuria natyrore janë vlera të cilat është e patolerueshme që të mbeten të fshehura dhe të mos jenë arsye për të shndërruar zonën në destinacion turistike. Ai i bëri thirrje biznesit të zonës që të investojnë në agroturizëm, duke përfituar nga subvencionet e shtetit, për të rritur potencialin turistik të zonës. Kreu i Turizmit dhe Mjedisit u shpreh se politika e qeverisë shqiptare është shndërrimi i Shqipërisë në një destinacion europian turistik. Dhe kjo do të arrihet edhe duke zhvilluar të gjitha resurset për të ofruar alternativa turistike jo vetëm për vizitorët vendas por edhe të huaj. Duke folur për projektin Ulza Eco Park, mnistri Klosi u shpreh ky është një model i ri turistik që mban në ekuilibër, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e turizmit, një model që duhet zhvilluar gjerësisht, si turizmi i së ardhmes.
Deputeti Beqja tha se projekti nëpërmjet investimeve të reja, do të sjellë më shumë begati dhe mirëqenie luginës së Matit, duke zhvilluar turizmin në tre dimensione; rurale, kulturore dhe ekologjike. Ndërsa duhet një qasje e re për profesionet e reja të shërbimit në funksion të turizmit. Ceremonia vijoi me nënshkrimin e marrëveshjes nga katër institucionet për krijimin dhe zhvillimin e Ulza Eco Park. Marrëveshja e bashkëpunimit u firmos nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Bashkia e Matit dhe Bashkia Mirditës, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, dhe Agjencia Rajonale e Zhvillimit 2.
Eco Ulza Park është i pari model mbrojtje dhe zhvillimi, që e kthen Ulzën nga një Park i thjeshtë Natyror në Eco Park në Destinacion të ri Turistik. Kjo zonë do të shërbejw si një model i ri për zhvillimin turistik. Falë këtij projekti, përveç turizmit kulturor në këtë zonë mund të zhvillohen ecje në natyrë, sporte ujore, vozitje, kajake, itenerare biçikletash etj. Në përfundim të aktivitetit, Ministri Klosi së bashku me deputetin Beqaj dhe ambasadorët e pranishëm vizituan gjithashtu panairin me produkte lokale dhe artizanale të organizuar në sheshin qendror të Ulzës./Shqiptarja.com
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)